Nga Aristotel SPIRO
Tani “zbulimet” e mëdha po bëhen tek mediumi televiziv.
Momente historike të shpalljes së “Anonimatit” të Elbasanit, i cili paska shkruar Ungjillin sipas Shën Andreut!
Ja një zbulim epokal i televizionit ABC dhe i “shkencëtarëve” të tij korrespondentë: Për herë të parë në historinë dy mijë e ca vjeçare të krishterimit, qenka zbuluar një ungjill i panjohur, i shkruar nga shenjti Andrea!
Dhe kjo nuk paska ndodhur në Skoci apo në ndonjë vend tjetër, por pikërisht në Elbasan!
Pavarësisht peticionit të hapur të njerëzve të kulturës dhe shkencës shqiptare, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për fat të keq nuk ka dhënë ende shenja të ndonjë reagimi. Me heshtjen e vet të pashpjegueshme inkurajon ndotjen e ndërgjegjes shoqërore dhe nxit kanibalizmin mediatik.
Nëse nuk ndërhyhet sot, nesër do të jetë vonë.
Kjo që po ndodh është krim. Dhe AMA ka një pjesë të madhe përgjegjësie që e lejon të kryhet.