Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendim për lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.

Në vend të tij në këtë post është emëruar Bledar Skënderi, i cili ka qenë ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ministri në varësi të të cilës është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shprehur konsideratë për ish-kreun e këtij institucioni, i cili siç shprehet do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai e ka inkurajuar drejtuesin e ri, ‘të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend’.