Një anije peshkimi me 69 emigrantë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare britanike. Sipas informacioneve të mundësuara nga gazeta “The Sun”, ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes dhe duke përfituar nga moti i keq, u nisën për një jetë ilegale në Britani.

Së bashku me emigrantët policia ndaloi dhe ekuipazhin e anijes, të përbërë nga dy ukrainas dhe një letonez. Sipas medias britanike ky është numri më i madh i emigrantëve i ndaluar ndonjëherë nga roja bregdetare në këtë formë.

Shqiptarët ishin nisur me anije nga Ostendi i Belgjikës, dhe sikurse njoftoi policia pas marrjes në pyetje do të kthehen mbrapsht në Shqipëri.