Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar caktimin e Arens Çelës për një mandat 3-vjeçar, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.

Arens Çela ka qenë drejtues i komanduar në Prokurorinë e Tiranës që prej muajit Prill pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Vettingu.

Arens Çela ishte më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda.