Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se i riu ishte infektuar me Covid dhe prej një jave ishte i shtruar në spital.

17-vjeçari ishte me origjinë nga Elbasani. Po ashtu deri tani bëhet me dije se i riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese

Gjendja e të riut ishte rënduar ditët e fundit dhe ishte në terapi intensive.