Një izraelit në 20 e ka marrë tashmë dozën e parë të vaksinës kundër Covid. Izraeli është vendi i parë në botë për numrin e dozave të administruar për frymë popullsie. Por si ia doli?

Shteti hebre është i parë në botë për numrin e dozave të administruara për frymë dhe shpreson të ketë vaksinuar dy të tretat e popullsisë (pa llogaritur të rinjtë nën 16 vjeç, 9,2 milionë persona në total) brenda fundit të marsit.

Gara kundër kohës dhe kundër koronavirusit nisi më 20 dhjetor me injeksionet e para për kategoritë më të rrezikuara, përfshirë mësuesit. Qeveria ka vendosur nga e diela lockdown-in e tretë, por pothuajse të gjitha shkollat janë të hapura.

Mbi 200 qendra janë ngritur në vend, ndërsa operacionet po drejtohen si “linja montimi” shkruajnë gazetat vendase, për t’iu lejuar mjekëve dhe infermierëve të pushojnë, ndërsa është e mundur që të thërriten edhe rezervistët e stërvitur nga mjekët gjatë kohës së shërbimit të detyruar ushtarak.

Pjesa më e madhe e vaksinave kanë ardhur nga Pfizer. Në muajt e kaluar, kryeministri Benjamin Netanyahu e telefonoi personalisht administratorin Albert Bourla për të siguruar furnizimin, ndërsa ministria e Shëndetësisë përgatiti mirë terrenin.

Në të njëjtën kohë – komenton e përditshmja Haaretz — “ndërmarrjet farmaceutike kanë të gjithë interesin për të përshpejtuar prodhimin dhe dorëzimin sepse Izraeli mund të përfaqësojë një rast provë. Një demonstrim e efikasitetit të vaksinave në një komb të vogël i gatshëm për t’u imunizuar i gjithi”.

Dhe ku të gjithë janë të gatshëm të vaksinohen. Shqetësimi se izraelitët do të ishin skeptikë dhe nuk do të donin të ishin “kavie” u tejkalua, ndërsa call centerat janë përmbytur nga kërkesat dhe tentativat për të marrë sa më shpejt dozat e para, madje duke tejkaluar edhe linjat e përcaktuara nga spitalet.