Autoritetet shëndetësore në Izrael janë duke verifikuar disa raste të personave që kanë marrë vaksinën anti-CoVi-19, Pfizer, e të cilët kanë zhvilluar inflamacion kardiak. Sipas koordinatorit për përgjigjen kundër pandemisë, Nachman Ash, studimet paraprake tregojnë për “dhjetëra raste” të miokarditit që janë shfaqur në më shumë se 5 milionë njerëz të vaksinuar, kryesisht pas dozës së dytë.

Kjo sipas Ash është e paqartë nëse kjo është incidencë është e lartë apo nëse lidhet me vaksinën. Shumica e rasteve u raportuan në moshat poshtë 30 vjeç. Ai ka pranuar se vendosja e një lidhjeje mes miokarditit dhe vaksinës mbetet diçka e vështirë për shkak sëmundja në fjalë shkaktohet nga disa faktorë, përfshirë viruse dhe ka patur numër të ngjashëm rastesh edhe në vitet e shkuara.

Vetë kompania që zhvillon vaksinën ka deklaruar se nuk ka ndonjë evidencë për momentin që të krijojë dyshime për lidhje mes vaksinës dhe miokarditit. Situata e krijuar të kujton atë me vaksinën e AstraZeneca-s, e cila u hetua për provokimin e mpiksjes së gjakut.