Kryeministri Edi Rama për zgjedhjet bëri një deklaratë vetëm ditën e dielë në darkë dhe nuk ka reaguar më për 25 prillin.

Ndërsa sonte, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se pasditen e së hënës kanë mbërritur 8190 doza të tjera të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

“8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë. Shqipëria buzëqesh”, shkruan Rama në Facebook.

? 8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë

#ShqipëriaBuzëqesh?

Posted by Edi Rama on Monday, 26 April 2021