Krimi që goditi pas shpine mbi gazetarin Gjergj Zefi, goditi ballazi të gjithë punëtorët e ndershëm të fjalës së lirë, goditi pabesisht mbi lirinë e shqiptarëve…

Duke dënuar me indinjatë aktin krimianal ndaj Gjergj Zefit, gazetarit të pakompromis me nivelet më të larta të krimit, botuesit të portalit më të guximshëm në Shqipëri, PAMFLETI, të tronditur, i bëjmë thirrje Prokurorisë të bëjë të pamundurën që të kapen e të vihen sa më shpejt para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e këtij krimi të shëmtuar mbi misionarin e fjalës së lirë!

Ndërkohë, Gjergjit i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në punën e tij fisnike, për të qënë si gjithmonë në ballë të gazetarisë së vërtetë!
Jemi bashkë Gjergj!