Është ndarë nga jeta nëna e Jozefina Topallit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-Kryeparlamentarja në një postim në rrjetet sociale.

“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nënës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë për ne do të jetë një lutje për shpirtin e Saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli.

Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i…

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Wednesday, 17 February 2021

Vetëm dy ditë më parë zonja Topalli kishte postuar një fotografi nga fëmijëria, ku shkruante: “Ne të tre, me nanën!”