Katër turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht këtë të martë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Jahti, i gjatë 11 metra, me të cilin ata udhëtonin, u fundos pas përplasjes me një shkëmb nënujor.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të katër personat në jaht kanë dalë me not në breg pa asnjë dëmtim.

Shtetasve italianë u është dhënë ndihma e parë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në zonën e plazhit ku ndodhen katër italianët, aktualisht ndodhet Policia Kufitare dhe Guardia di Financa.