Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se katër qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar 581 raste të reja.

Viktimat– Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Rastet e reja– Janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Të shëruarit dhe situata në spitale– Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.