KAS përfundon rinumërimin e 108 kutive të votimit të Qarkut të Durrësit, pasi i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendonte se e ka humbur mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota, që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

8 grupe numëruan 108 kuti, por nuk ka patur asnjë ndryshim rezultati. Pas numërimit rezultoi që LSI humb 1 votë, PS minus 26 vota dhe PD minus 38 vota.