Një këshilltar i Vladimir Putin është larguar nga qeveria ruse dhe më pas është larguar edhe nga vendi raporton Reuters.

Anatoly Chubais, i dërguari i Putin për klimën thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka qëllim që të kthehet në Rusi.

Chubais ka qenë një prej reformatorëve të mbetur që nga vitet 1990 në qeverinë e Putin. Ai ka mbajtur marrëdhëniet me Perëndimin.

Chubais është zyrtari më i lartë rus që ka lënë vendin që prej nisjes së luftës.