Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji ka folur për mediat sot në orën 14:30 ku nuk ka nguruar të japë dhe mesazhe politike.

Ai tha se “Korça masivisht po voton për PD dhe se këto janë orët e fundit të sektit të Rilindjes”.

Mirëpo deri në orën 19:00 nuk lejohet të bëhen jepen mesazhe dhe të bëhen thirrje politike, pasi duhet të mbyllet procesi i votimit.

Disa televizione që po e transmetonin “live” Salianjin, ia kanë ndërprerë sinjalin.