“Nuk ka një numër të saktë të afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri, pasi situata ndryshon minutë pas minute. Këtë deklaroi ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, pas takimit me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Në një deklaratë për mediat, ajo vlerësoi Shqipërinë për mikpritjen dhe duke kujtuar dhe ikjet masive të shqiptarëve në vitet 90’.

“Ishte një takim i rëndësishëm për strehimin e afganëve në vendin tuaj dhe vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë për ata që i ikin zonës së luftës. Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kut ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Detajet nuk janë vendosur ende, por të ardhme do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linajve ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”.