Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për zjarrin që u raportua mbrëmjen e djeshme te ‘Sarajet e Toptanit’ në qendër të kryeqytetit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Po në të njëjtën orë, në Linzë ka ndodhur një ngjarje tjetër e rëndë. Një 46-vjeçar, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Ai është transportuar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:35, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Në lidhje me të dyja ngjarjet grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave.