Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për deklaratën e sotme të Byrosë Kombëtare të Hetimit. BKH me anë të deklarate sqaroi se kanë skualifikuar padrejtësisht një kandidat për shkak të një gabimit.

Kryediplomatja ka vlerësuar sipas saj transparencën e BKH. Sipas Yuri Kim ky është një sinjal pozitiv.

“Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet. Kjo si duket reforma e vërtetë!”, shkruan ambasadorja.