Kina po godet perandorinë gjithnjë në rritje të teknologjisë së Jack Ma.

Autoritetet kineze thanë të enjten se ata kishin nisur një hetim anti-monopol ndaj Alibaba, kompania më e madhe e teknologjisë e vendit. Po kështu ata thanë se do të zhvillonin bisedime me kompaninë e lidhur me Alibaba, Ant Group. Ma është bashkëthemeluesi i Alibaba dhe Ant dhe personi më i pasur i Kinës.

Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut (SAMR) po shikon praktikat e kompanisë Alibaba për të detyruar shitësit të nënshkruajnë kontrata ekskluziviteti, që do të thotë se ata nuk mund të shesin produktet e tyre diku tjetër, tha të enjten autoriteti zyrtar.

Kjo është kritikuar nga industria e Kinës me pakicë, por një ish-ekzekutiv i lartë i Alibabas e ka quajtur atë ‘praktikë standarde të tregut’.

Aksionet e Alibabas ranë me 8.1% të enjten, rënia më e madhe ditore që nga mesi i nëntorit.

Po kështu Banka Qendrore e Kinës tha të enjten se do të zhvillojnë një takim me Ant Group dhe do t’i kërkojnë asaj të zbatojë rregullore më të rrepta financiare në shërbimet e saj bankare.

Ant kishte lajmëruar që të themelonte bankën e saj në nëntor, që sipas do ishte më e madhja në botë, por ajo u pezullua në Shanghai dhe Hong Kong një ditë pasi Ma u takua me rregullatorët kinezë.

Pekini zyrtar ka prezantuar një seri rregullimesh të reja që kufizuan biznesin në fushën e huamarrjes të Ant Group pasi Ma bëri komente të ashpra rreth rregullave bankare të Kinës.