Nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigjja e Kinës ndaj akuzave të ardhura nga Amerika për koronavirusin.

Ministria e Jashtme nuk pranon akuzën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me menaxhimin e pandemisë koronavirus dhe e kritikon duke thënë se po qëndron në kahun e kundër të komunitetit ndërkombëtar.

“Përpara se të kritikojë të tjerët, Shtetet e Bashkuara duhet të shikojnë veten. Pse po tërhiqet Amerika nga Organizata Botërore e Shëndetësisë? Pse u largua nga Marrëveshje e Parisit për Klimën? Pse kërcënon SHBA të mos ndjekë arbitrazhin e Organizatës Botërore të Tregtisë? Pse po qëndron SHBA në kahun e kundërt të komunitetit ndërkombëtar duke kundërshtuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për pandeminë Covid-19? Kush braktisi traktatet dhe organizatat ndërkombëtare? Kush po shkatërron rregullat ndërkombëtare? Kush po kërcënon rendin ndërkombëtar? Komuniteti ndërkombëtar i di qartësisht përgjigjet”.