Nuk është lajm që duhani është i dëmshëm për shëndetin.

Fushatat e shëndetit publik na kanë informuar në detaje, duke shpjeguar se pavarësisht se si konsumohet, duhani nuk përmban ndonjë substancë të sigurt.

“Këto substanca jo vetëm që ndikojnë në mushkëri, por kanë një efekt të dëmshëm në të gjithë trupin dhe kontribuojnë në zvogëlimin e numrit të viteve që do të përjetoni”, thotë Dr. Sibasish Dey.

Disa pasoja afatgjata të pirjes së duhanit zhvillohen me kalimin e viteve, dhe disa efekte fizike zhvillohen në një kohë shumë të shkurtër. Kjo i referohet ankthit dhe nervozizmit, ndjenjës së mpirë të nuhatjes, humbjes së oreksit dhe efekteve të tjera.

“Shoqata Amerikane e Mushkërive thotë se tymi i cigareve çliron më shumë se 7,000 përbërje kimike, shumë prej të cilave janë toksike dhe më shumë se 70 prej të cilave janë kancerogjene. Pirja e duhanit shkatërron alveolet e mushkërive dhe vështirëson frymëmarrjen, duke çuar në sëmundje të frymëmarrjes të tilla si COPD, ose sëmundje kronike obstruktive të mushkërive”, tregon dr. Dey

Për astmatikët, edhe pirja e duhanit pasiv është një shkak i mundshëm i përkeqësimit të gjendjes. Dëshmitë tregojnë se pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjes COPD dhe në shkallë globale shkakton më shumë se 10 milion vdekje si rezultat i konsumit.

Si të shmangim sëmundjet e frymëmarrjes?

Mënyra themelore dhe kryesore për të shmangur problemet e frymëmarrjes është lënia e duhanit.

Një pandemi është shansi që duhanpirësit të njohin rreziqet serioze që lidhen me këtë zakon, siç është COPD, por edhe dobësitë kur bëhet fjalë për koronavirusin.

“Ne duhet të marrim parasysh pirjen e duhanit”, përfundon Dr. Dey.