Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksion kompleks ku ndër të tjera përfshihen edhe apartamente banimi.

Në listën e vendimeve në fjalë nuk jepen detaje për katet që do të kenë këto objekte por teksa disa janë ndërtesa me lartësi mesatare që nuk i klasifikon si kulla, të tjerat që nga emërtimi që kanë në projekt duket se janë të destinuara si të tilla. Kështu në listën e vendimeve bie në sy një lejë ndërtimi në rrugën Asim Vokshi dhe Don Bosko pagësuar si “Manhattan 1”.

Një tjetër lejë ndërtimi është dhënë për “Green Tower” në Bulevardin Gjergj Fishta. Po kështu leje ndërtimi janë dhënë për një objekt me funksion të përzier në zonën e Pazarit të Ri. Po Kështu KKT ka miratuar edhe 8 lejë për parqe fotovolatikë deri në 2MW.

Këto janë impiante që do të ndërtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe ku çmimi i blerjes së energjisë së tyre caktohet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë.

Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe sidomos në kushtet e krizës duke nxjerrë në pah edhe më shumë hapin e shpejtë me të cilin duhet të diversifikohet sektori i cili është i varur plotësisht nga hidro.

zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Tubacioni i emulsioneve të naftës, në vendburimin e Patos Marinzës”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos dhe në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bankers Petrolium Albania” Ltd.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë “Forever Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi apart-hotel me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vortek” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Agroturizëm Demirxhiu”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues “Agroturizëm Dermixhiu”sh.p.k.