Ditën martë, KLSH u ka bërë thirrje qytetarëve, të bashkëpunojnë me këtë institucion duke denoncuar konfidencialisht çdo rast korrupsioni e abuzimi që ndeshin, apo konstatojnë në administratën publike.

Në thirrjen e KLSH, theksohet se denoncime mund të bëhen dhe për akte korrupsioni e abuzime të mundshme prej të zyrtarëve të KLSH, gjatë proceseve të auditimit, por dhe mos-regjistrimit të ankesave që bëjnë qytetarët.

Ja thirrja për bashkëpunim anti-korrupsion:

– “Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon t’u vijē në ndihmë qytetarëve.

Duke marrë shkas nga rastet e shumta, që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë; KLSH lutet që këto ankesa të adresohen pranë tij.

Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSH-së, qytetarët janë të lutur, t’i bëjnë prezent pranë këtij institucioni.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes, deri në zgjidhjen e saj.

Qëllimi ynë, ështe t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, të mos kenë frikën e përballjes me institucionet për të cilat paguajnë taksat.

Për çdo problem, shkruani në adresën: kontakt@klsh.org.al.