(Çmendet Drejtori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara Ardian Koni – u jep në përdorim makinat e sekuestruara kriminelëve!!!)

Sinjali i parë i lidhjes së këtij drejtori me grupet dhe eksponentë të botës së krimit u dha nga KLSH me informacionin drejtuar Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, se, në inventarin e pasurive të sekuestruara mungojnë 24 makina luksoze, të cilat rezultojnë të zhdukura…

Në mes të muajit shtator 2023, KLSH i kërkoi Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të shkarkojë Drejtorin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Adrian Koni dhe ta përjashtojë përgjithmonë nga administrata shtetërore, mbasi është konstatuar se i ka shkaktuar 100 milionë Euro humbje arkës së shtetit.

Gjatë auditimit KLSH zbuloi edhe faktin, që drejtori Adrian Koni u ka rikthyer pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara, shumë kriminelëve e trafikantëve, duke ua shitur në ankande me çmime 20-30% të vlerës së tyre dhe falas pa vendime drejtësie(?!)…

Por, ky drejtor i lidhur me krimin po vazhdon në detyrë, megjithëse edhe para një jave te operacioni në Elbasan dhe para dy ditësh në operacionin te Kepi Rodonit, policia zbuloi se persona me precedentë penalë kishin në përdorim makina luksoze me targa false, të cilat në regjistrin e policisë e drejtësisë figurojnë të sekuestruara.

Pesë “të fortëve” në Elbasan e te Kepi Rodonit iu gjetën autorizime përdorimi për 6 muaj e 1 vit me autorizime e kontrata qiraje të lëshuara nga Adrian Koni, Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara.

Pas verifikimit rezultoi se autorizimet dhe kontratat e qirave për efekt përdorimi ishin false, mbasi nuk ishin të regjistruara në librin e sektorit të administrimit, në librin ekonomik dhe në protokollin e Agjencisë së Pasurive të sekuestruara e Konfiskuara, por figuronin sikur ishin në qendrat e bllokimit.