Nëse je dënuar nga gjykata deri ne 3 vite burg, izolimin në qeli mund ta shmangësh dhe dënimin mund ta konvertosh në pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Kjo është parashikuar në kodin e ri penal dhe është futur në draftin final të tij që do të paraqitet së shpejti.

Hartuesit kanë përcaktuar se vendimi për konvertim te dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulet shoqërore dhe nëse kërkohet nga i akuzuari.

Në ligj është parashikuar që për çdo një ditë dënimi me burg të paguhet 5 mije leke të reja.

Në rast se shuma e te hollave nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund te revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në dite burgu.

Dispozita nuk aplikohet vetën për disa raste të veçanta të specifikuara në ligjin e ri.