Policia e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës ka kapur nëntë kilogram kokainë dhe në pranga kanë rënë dy shqiptarë.

Sipas Policisë së Kosovës lënda narkotike ishte fshehur në një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë brenda së cilës ishin dhe dy personat tashmë të arrestuar.

“Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara  automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme”, njofton policia e Kosovës.

Droga mësohet se ishte e fshehur në pjesën pas ulëseve të pasme dhe e ndarë në pako me logo të markës “Dior”.

Në pranga kanë rënë Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, ndërsa policia në Kosovës sqaron se lidhur me këtë çështje po vijojnë hetimet.