Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.

“Nga 1 qershori hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe transport dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi. Ora policore do të kalojë në orën 23: 00 deri në 6. Klubet dhe diskot vijojnë të mbyllura, muzika lejohet deri në orën 22:00. Grumbullimet bëhen nga 10 në 50 persona duke respektuar masat. Nga 1 korriku ora do të htyhet deri në 24. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuar deri 30%, lejohen teatrot, konferencat me kapacitet të reduktuar deri në 30%”.