Një politikan pakistanez ka paraqitur një projektligj të çuditshëm, që do ta bënte martesën të detyrueshme për njerëzit e moshës 18 vjeç dhe do të vendoste gjoba për prindërit që nuk binden.

Siç shkruan Daily Mail, politikani Syed Abdul Rasheed nga Aleanca politike e ekstremit të djathtë e bëri propozimin këtë të mërkurë në Asamblenë Provinciale Sindh.

Projekt-ligji, i quajtur Akti i Martesës së Detyrueshme të Sindh, 2021, rekomandon gjoba prej 7 dollarësh për prindërit që nuk arrijnë të martojnë fëmijët e tyre në moshën 18 vjeç.

Nëse një martesë vonohet pas kësaj moshe, prindërit do të detyrohen të japin një arsye të justifikuar për vonesën.

Arsyet do t’ja japin Zëvendës Komisionerit të Qarkut sipas ligjit të propozuar. Projekt-ligji gjithashtu thotë se prindërit do të duhet të depozitojnë çdo gjobë të dhënë në llogarinë zyrtare për Zyrën e Zëvendës Komisionerit.