Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në Klos, ku një person është vrarë dhe të tjerë janë plagosur.

Viktima është një 17-vjeçar, ndërsa një nga të plagosurit është babai i viktimës, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Konflikti ka ndodhur mes dy fiseve Hasula dhe Mjeshtri.

Konfliktet mes dy fiseve vijonin prej disa kohësh, teksa sot arritën pikën kulmore duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Nuk dihet se çfarë konfliktesh ka patur mes dy fiseve. As dinamika e krimit nuk është e qartë.

Policia u njoftua për ngjarjen me anë të një telefonate nga kalimtarët, të cilët sinjalizuan se nga të shtënat ka humbur jetën një person.