Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në një masakër me armë zjarri që ka ndodhur në Klos.

Drejtori i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu, tha se kanë humbur jetën Ilir dhe Kenado Shira. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Renato dhe Eglantin Hasula.

Autorë të dyshuar të ngjarjen janë 3; Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.

Fiqiri Mjeshtri, pas krimit, vrau veten. Ndërsa dy të tjerët janë arrestuar nga policia.

“Sot në orën 14:15 minuta, në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një vrasje, ku kanë ngelur të vrarë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. Me marrjen e informacionit, policia u vu në ndjekje me shërbime dhe u bë e mundur kapja e 3 personave; Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri. Theksoj se Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia në bashkëpunim me prokurorin po vazhdon me përgjegjësi për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore, si dhe punën për zbardhjen e kësaj ngjarje”, deklaroi Dhimitraq Ziu.