Konflikti për pronën ka shkaktuar një viktimë dhe 3 të plagosur në fshatin Garunjas në Lushnjë.

Vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla dyshohet se kanë qëlluar me çifte kushërinjtë e parë dhe për këtë arsye kanë mbetur të plagosur Shuaip Hasalla, 65 vjeç, dy djemtë e tij Laert dhe Emiliano Hasalla, 31 vjeç si edhe ka ndërruar jetë djali tjetër Romeo Hasalla 30 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.