Numri i rasteve të reja është ulur shumë krahasuar me ditët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime dhe pozitivë kanë rezultuar vetëm 125 prej tyre.

Ky është numri më i ulët i rasteve ditore që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 4 qytetarë duke e çuar numrin e viktimave në 2,321. Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.