Nga paketa fiskale në bujqësi, te shpenzimet për paga e pensionet dhe deri te tenderat pa garë dhe koncesionet. Kritika të dëgjuara shpesh nga opozita, por që kësaj radhe vijnë nga zëra brenda vetë mazhorancës. Deputetët Braçe dhe Xhafaj kërkuan nga qeveria të reflektojë pikërisht këto probleme të vjetra për ekonominë shqiptare.

Kritikat ndaj buxhetit dhe qeverisë, nuk erdhën vetëm nga deputetët e opozitës, por edhe nga radhët e mazhorancës. Gjatë ditës së dytë të debatit për mënyrën se si ndahen paratë e taksapaguesve, ish-zv.kryeministri, Erion Braçe, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vunë në dukje të gjithë sektorët ku duhet bërë më mirë.

Sipas Braçes, ana sociale e qeverisjes, pavarësisht progresit të bërë në 8 vite, është ende larg të pranueshmes.

Braçe sulmoi ndërkohë ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, ku hiqet kompensimi 6% për prodhuesit bujqësorë.

Ndërsa Xhafaj deklaroi se duhet ndaluar çdo lloj tenderimi që shmang garën.

Kritikat dhe propozimet e deputetëve mund të propozohen në formën e ndryshimeve përpara seancës plenare që do të shqyrtojë nen për nen buxhetin dhe paketën fiskale.