Kryeministri i Francës, Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca në një transmetim live në televizion, një lëvizje kjo për të rritur besimin e publikut te vaksinat.

Ditën e sotme autoritetet franceze rinisën procesin e vaksinimit, i cili u pezullua për disa ditë për motive sigurie pas disa rasteve të raportuara me mpiksje gjaku.

Pasi bëri vaksinën në spitalin e Saint-Mande në Paris, kryeministri Castex iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca në një transmetim live.

Ndërkohë, 26.2 milionë britanikë ka marrë deri tani dozën e parë të vaksinës.