Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të premten se komentet e Presidentit të SHBA Joe Biden në lidhje me Vladimir Putin, janë “të papranueshme” dhe ”jo të përshtatshme për një president.”

Në një intervistë televizive, Presidenti Biden i pyetur nëse besonte se Putini është një vrasës, ishte përgjigjur se “beson”, duke bërë që lidhjet diplomatike mes dy vendeve të tensionohen edhe më shumë.

Këtyre komenteve Putin më vonë iu është përgjigjur me “duhet të jesh një, për të njohur një”.

Edhe pse Ankaraja dhe Uashingtoni janë aleatë të NATO-s, Erdogan dhe Biden nuk kanë folur që kur Biden u bë president.