Me presion karshi trupës së KPA nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe politika, prokurorja Elizabeta Imeraj është vendosur të  shkarkohet nga detyra.

Burime të sigurta pranë VOXNews.al, konfirmojnë faktin se KPA në kundërshtim me provat do shkarkojë prokuroren Elizabeta Imeraj, duke e lënë jashtë sistemit të drejtësisë.

Vetë prokurorja Elizabeta Imeraj në seancat para KPA ka parashtruar pyetjen: Kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët. Shkarkimi i prokurores Imeraj pritet të bëhet në orën 15:00 të ditës së sotme.

Kujtojme se trupa e KPK që konfirmoi në detyrë Imeraj, është ankuar me një notë verbale për presionin që Theo Jacobs ka bërë në KPK për shkarkimin e saj.