Policia e Tiranës ka goditur një rast të kultivimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në zonat malore të fshatit Baldushk, 25-vjeçari N.S. dhe 39-vjeçari I.Sh. kultivonin bimë narkotike kanabis dhe pasi e përpunonin e shisnin tek persona të ndryshëm. Policia thotë se 1 kilogram kanabis shitej për 700 Euro.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari N.S., i cili u kap në flagrancë pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi prej 2.2 kilogramë.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij I.Sh. është shpallur në kërkim policor. Në banesën e tij policia gjeti një dorezë metalike, doreza plastike dhe maska.

Ndërkohë që  vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.