Nevojë urgjente për vaksina, investime të SHBA-së në Kosovë dhe koordinimin me BE-në për dialogun ishin kërkesat që kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti i ka drejtuar zv.ndihmësit Sekretar të Shtetit dhe Përfaqësuesit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matt Palmer dhe ambasadorin Philip Kosnett gjatë një takimi virtual. Kurti thekson se ka marrë mbështetje nga Palmer për këto.

“Kam pasur një takim virtual sot me DAS Matt Palmer & Amb. Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun. Z. Palmer na përgëzoi për fitoren e madhe dhe shprehu mbështetjen e tij”.