Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë emërimin e anëtarit të 6 të Gjykatës Kushtetuese që e bën më në fund funksional këtë institucion kaq të rëndësishëm të drejtësisë.

Varhelyi shkruan në një postim në rrjetet sociale se ky hap plotëson kushtet për Tryezën e Parë Ndërqeveritare.

“Lajm i jashtëzakonshëm! Me emërimin e anëtarit të 6 nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Kjo është një arritje e rëndësishme për institucionet dhe popullin shqiptar, si pjesë e reformës në drejtësisë. Ky hap plotëson listën e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare”, shkruan komisioneri.