Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nder të Silvio Berlusconi-t.

“Silvio Berlusconi ishte një personalitet, politikan, parlamentar dhe qeveritar shquar i Italisë mike. Gjatë shërbimit të tij si politikan, deputet, senator dhe kryeministër i talisë dhe si deputet i Parlamentit Europian ka dhënë një kontribut të spikatur për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe miqësisë mes popullit shqiptar dhe italian”, tha Lindita Nikolla.

Ish-kryeministri i Italisë, Silcio Berlusconi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Berlusconi ishte rikthyer në spital të premten e shkuar, pasi më herët kishte qëndruar 45 ditë i shtruar dhe kishte dalë pak javë me parë, për shkak një pneumonie dhe leucemisë mielomonocitare (një lloj tumori i rrallë në gjak).

I konsideruar si politikani me ndikimin më të madh në skenën politike italiane të 3 dekadave të fundit, Berlusconi ishte një prej liderëve politikë italianë që ka mbështetur Shqipërinë, që nga fazat e para të pluralizmit deri tek avancimi në proceset e integrimit euro-atlantik.