Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë pas pretendimeve të ngritura prej tij se telefoni personal i ishte hakuar më datë 29 prill.

Shkresa e Metës vjen si përgjigje për Kuvendin pas nismës së 49 deputetëve socialistë që kërkojnë shkarkimin e tij. Në letrën që Meta i dërgon Kuvendin, e quan parlamentin një-partiak

“Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet”, shkruan Meta në letrën e tij.

Ndërsa teksa ndalet tek çështja e hakimit të telefonit dhe dërgimit të mesazheve, presidenti pyet deputetët nëse kanë dijeni se: “gruaja e Taulant Ballës punon në kompaninë telefonike nga u dërguan SMS-të? Diskutoj me deputetët legjitimë, nëse janë të gatshëm të hetojnë kolegët e partisë së tyre. A e hetoni dot shefin tuaj?. Takohemi në 10 maj, Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare”,-thotë presidenti në letrën e tij.

Komisioni diskutoi ditën e sotme në një mbledhje online për vendimin e deputetëve të PS për shkarkimin e Presidentit.

Kliko për dokumentin