Pavarësisht se jemi në një vit pandemik, lëvizja e shtetasve vendas e të huaj në vendin tonë ka qenë prezente edhe pse në numra më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Këto detaje bëhen publike sot në orën 11:00 nga INSTAT, sipas të cilit, gjatë vitit që lamë pas shumatorja ka lëvizur me 58 për qind më pak se në 2019.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë që dolën jashtë territorit u ul me 50 për qind sipas të njëjtave burime. Në muajin dhjetor të 2020 në vendin tonë hynë 442.966 shtetas të huaj. Sot mësohen të dhënat për muajin janar.