Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashit, ka provokuar me anë të një postmi në rrjetet sociale pas përplasjes së dhunshme mes demokratëve në selinë e PD-së.

Duke vendosur veten në vendin e të vëllait, ai shkruan se “secili është farkëtar i fatit të tij”, duke iu drejtuar Bashës dhe Berishës, të cilët çuan në përplasjen mes demokratëve. Sipas tij, historia mund të kishte qenë ndryshe, pasi me Sokol Olldashi, demokratët do të riktheheshin shpejt në pushtet.

“Ju fal, por s;mundem t’ju ndihmojë… Secili eshte farketari i fatit te tije. Historia mund te ishte shkruar ndryshe. Se bashku do riktheheshim shpejt… Pendimi është akti i te penduarit: fjala vjen nga latinishtja poena, që do të thotë “ndëshkim, shlyerje”. Megjithatë, pendimi nuk ëhstë një ndëshkim apo dënim që vjen nga jashtë. Përkundrazi, është një veprim që secili prej nesh e bën me veten, kur i premtojmë vetes se nuk do të bëjmë më kurrë diçka. Me mall, Koli”, shkruan Ardian Olldashi në postimin e tij.