Ndërkohë që në Kuvend po votohet në mënyrë të fshehtë propozimi i Lindita Nikollës si kryetare të atij institucioni, nuk mungojnë disa sinjale interesante edhe tek vendimi për të votuar ose për ta djegur atë.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur të grisin fletën e votimit, ndërkohë që një qëndrim i tillë nuk pasqyrohet tek disa nga aleatët opozitarë.

Edi Rama i dorëzon fletat e grisura deputetit të PD-së Belind Këlliçi

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e votës, ndërkohë që diçka e tillë u vu re edhe nga Monika Kryemadhi, Flamur Çela dhe Erisa Xhixho të LSI-së.

Ndërkohë, Edi Rama gjatë votimit të tij me një akt demonstrativ ka zgjedhur të mbledhë votat e grisura nga opozita, duke ia dorëzuar deputetit të PD-së Belind Këlliçi.