Ditën e sotme ka nisur punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, ku vetëm disa minuta më parë janë betuar 140 deputetët e rinj të zgjedhur nga votimi në 25 prill.

Por ajo që vihet re është se asnjë mabasador i huaj nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë të parë plenare, duke e bojkotuar Kuvendin e ri.

Sipas analistit Afrim Krasniqi, ky vendim i ambasadorëve vjen pasi në Kuvend janë ende deputetë disa emra që duhet të ishin pjesë e hetimeve gjyqësore.

“Debati i 24 orëve të fundi nuk nxori në pah vetëm nivelin alarmant të marrëzisë së politikanëve, militantëve, medias mbështetëse, por edhe dështimin e sistemit të meritokracisë, aftësisë, integritetit dhe të partive politike si institucione përfaqësuese. Faktorët perëndimorë refuzuan të marrin pjesë në inaugurimin e legjislaturës së re, ku janë (ende) disa prej emrave që duhej të ishin pjesë e muzeve apo të hetimeve gjyqësore, dhe ku shumica e deputetëve në parlament nuk është produkt i votave, por i sistemit deformues dhe klientelist të emërimeve dhe promovimeve preferenciale apoi abuzimeve me votën”, shkruan Krasniqi.