Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nesër pritet të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer për të vijuar me kalendarin e vaksinimit anticovid

Në një postim në rrjete sociale, Manastirliu thekson se me vaksinimin e transportit publik do të realizohen më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike

Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu.