Ministrja e Shëndetit, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto në Instagram me familjen e saj. Ajo përpiqet që jetën private ta mbajë larg syrit të publikut duke u treguar mjaft e rezervuar, por për rastin e festave ajo e ka thyer këtë rregull.

“Shtëpia është aty, ku është dashuria”, shkruan Manastirliu në mbishkrimin e fotos ku shihen në ambientin e shtëpisë të dekoruar mjaft bukur.