Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka publikuar minuta një editorial të shkurtër përmes të cilit njofton vendimin për bllokimin e të drejtave të Donald Trump për të përdorur platformën në funksion të politikave të tij. Duke cilësuar qysh në fillim se Presidenti Donald Trump po minon tranzicionin paqësor të pushtetit, Zuckerberg thekson se tolerimi i presidentit në situatën e re është i pamundur.

Konteksti i tanishëm është thelbësisht i ndryshëm, përfshirë përdorimin  e platformës sonë për të nxitur kryengritjen e dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ne besojmë se lejimi i mëtejshëm i Presidentit në përdorimin e shërbimeve tona gjatë kësaj periudhe sjell rreziqe shumë të mëdha. Për këtë arsye ne do të zgjasim bllokimin e vendosur ndaj llogarive të tij në Facebook dhe Instagram për të paktën dy javë derisa kalimi paqësor i pushtetit të përfundojë

shkruan Zuckerberg.

Ky është një akt i paprecedentë që vështirë se mund të ketë lidhje me lirinë e shprehjes. Ky është një akt që provon jo përgjegjësimërinë e një platforme që është shndërruar në gjahtarin global të të dhënave, dhunues privatësie dhe survejues i pakrahasueshëm për mbarë historinë e njerëzimit. Ai provon sjelljen e një medie brenda rregullave të një establishment që ndoshta nuk po do të pranojë se bota ka ndryshuar, se ndryshimi nuk mund të kontrollohet më dhe se ai mund të paqëtohet në një ekulibër të ri vetëm përmes një përplasjeje. Kjo është fatura e një gënjeshtre të pandërprerë dhe që është narrativë e atyre që projektin e demokracisë e kanë kapitalizuar si instrument fitimi.