Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.3 të Durrësit në portin e qytetit. Një vajzë e re 25-vjeçare me iniciale A.H. ka humbur jetën.

Viktima, që ishte punonjëse e portit, u përplas nga traileri i një kamioni.

Goditja ishte fatale duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të resë.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit. Nga ana tjetër, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.