Nga Kastriot KOTONI

Periudhë e ndryshimit të gjakut të thonë doktorët! Një tjetër argument hidhet përpjetë se medemek paska lënë pasoja të pariparueshme “Pandemia” dhe ndaj ka kaq shumë dhunë në shoqërinë shqiptare. Siç po e shohim të gjithë në medied sot të çirrurat, ulërimat, bulizmi, sharjet nëpër ekranet e tv janë në garë për të treguar , kush e kush më parë agresivitetin, dhunën verbale dhe jo verbale. Politikanët ia lanë vendin dhunës popullit e tash shullohen në tavolinat e Komisioneve hetimore. Shkurt e saktë, ” ta mbajmë luftën politike nën kontroll, sa pa na u futur në lojë ndonjë nga jashtë”. Dinamika e ngjarjeve në kronikën e zezë ka ngritur kurbën dhe shpesh lajmet zëvendësohen me shpejtësi pa krijuar memorje të thellë. E krahasuar me vite të kaluara po në të njëjtën stinë situata ishte disi më e lehtë, ndonëse njihet si situatë me turbulenca të tensionuara politike dhe rritje të numrit të aksidenteve dhe krimit ordiner. Gjendja post stinore kalon në pritje të sezoneve të provimeve të maturantëve dhe studentëve, më pas në varësi të klimës nis hapja e sezont turistik në mbarë vendin. A kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen deri ku po e stimulon media, portalet, televizionet dhunën? Mos ndoshta po klimatizohemi me shpërthimet e frustacioneve shoqërore të cilat duken si çështje individuale, por që në fakt i ngjajnë një epidemije të re? Organet ligjzbatuese a kryejnë studime refraktare dhe të rrisin masat parandaluese, por mbi të gjitha të ndikojnë nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë kudo, nëpër shkolla auditore, medie dhe ballafaqimeve me publikun? Një situatë e tillë ku dhuna verbale dhe jo verbale ka nevojë të menaxhohet nga struktura edukuese nëpër qytete dhe fshatra nga specialistë të fushave si të kriminologjisë, psikologjisë, sociologjisë me kopetencë profesionale. Këtu duhen afruar shembuj të tolerancës dhe harmonisë shoqërore që Shqipëria i ka margaritarë të rrangut botëror. Po ju tregoj një rast i cili më preku shumë dhe është në fuksion të këtij shkrimi. Pranë një bukinisti një zonjë tërë energji dhe optimizëm për jetën në krah kishte mbesën e saj i kërkoi librin “Thikat” me autor Neshat Tozaj. Bukinisti iu përgjegj: mos të ka dërguar aktori Xhevair…?

Jo –  iu përgjigj zonja me emrin Roza. Nxori lekët për të paguar dhe bëri të ikte… M’u dha rasti që të isha unë kureshtari dhe nuk e zgjata, por e pyeta: A e dini zonjë historinë e vërtetë të këtij libri? Roza ndali për një moment si në dy mëdyshje, por qëndroi dhe më besoj të vërtetën e dhimshme se fatet njerëzore nuk vijnë nga qielli.

-Jam vajza e personazhit kryesor të romanit. Mamaja ime është përshkruar me saktësi nga shkrimtari Neshat Tozaj, dhe falë ekspertizës profesionale të tij, por edhe të këmbënguljes së tij, ime më u dënua më pak, dhe pas 5 vjet vuajtjesh të dënimit përfitoj nga amnistitë. Unë me vëllanë u internuam në një fshat të Lushnjës në moshën 16 vjeçare. Më pas kur i kam parë dosjen u ndjeva keq se ishin shumë njerëz që për përfitime materiale ose nga shpirtëzia e tyre kishin spiunuar aq gjëra absurde sa nuk i besoni.

– E pyeta si ndihesh kur i takon , apo i sheh në rrugë ata që ta nxinë jetën?

– Roza me një çiltërsi të paimagjinueshme më tha:

– Ne duam të jetojmë e t’i harojmë vuatjet tona, ato njerëz që unë i kam falur iu flas të tjerë ua kam parë fundin e tmershëm se si përpëliten nga sëmundjet e vuajtjet, të tjerë janë braktisur nga familjarët, ndaj kur e mendoj hapjen e dosjeve them se nuk e di seç tragjedi do të ndodhë? Si ky rast mund të tregoj me dhjetra, por kjo kategori e njerëzve të persekutuar nga regjimi komunist i ka dhënë kuptim jetës e jo dhunës. Ndoshta ajo këtë libër do ta ekranizoj dhe ia ka kërkuar ndonjë skenarist dhe unë bëhem besim plotë që si Roza e cila kish ndarë me shpirtin e saj të mirën nga e keqja ndërsa ma përmendi disa herë Neshatin i cili ngulte këmbë se thika që kish përdorur mamaja e saj nuk i plotësonte kushtet e një krimi politik, sepse ajo ishte thjesht një thikë që Roza e përdorte si mjet pune për qërimin e qepëve në “Kombinatin Ushqimor Ali Kelmendi”.